“Një vajzë 8-vjeçare e punësuar në mënyrë të paligjshme si shërbëtore është vrarë nga punëdhënësit e saj në Raëalpindi, Pakistan pasi humbi papagallët”, tha policia.
Të Dielën, vajza e quajtur Zohra, hapi kafazin për të ushqyer papagallët, por ata u larguan. Si ndëshkim, punëdhënësit e Zohra, të cilët drejtojnë një biznes që blejnë e shesin kafshë, e rrahën atë barbarisht dhe e braktisnin në një spital lokal, ku vdiq të hënën. Spitali e thirri policinë dhe dy të dyshuar tani janë arrestuar.
“Viktima u soll në spital dhe ishte akoma gjallë. Ajo kishte lëndime në fytyrë, duar, nën kafazin e brinjëve dhe këmbët. Ajo gjithashtu kishte plagë në kofshët e saj, të cilat sugjeruan se ajo mund të ishte sulmuar seksualisht”, sipas një hetimi fillestar të policisë.
Të dyshuarit prej tre ditësh ndodhen në paraburgim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë. Policia ka dërguar mostra për ekzaminim mjekoligjor dhe aktualisht janë në pritje të rezultateve.
Pakistani ka një problem të madh me punën e fëmijëve, sipas një raporti të vitit 2018 nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut të Pakistanit (HRCP), i cili vlerësoi se rreth 12 milion fëmijë ishin duke punuar në vend.
Edhe pse Pakistani nuk ka një moshë minimale ligjore kombëtare për punësim, ligji ndalon të miturit të punojnë si shërbëtorë të brendshëm.
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...