Dy shkencëtarë fituan çmimin Nobel në mjekësi të hënën për zbulimet e tyre në mënyrën se si trupi i njeriut percepton temperaturën dhe prekjen, zbulime që mund të çojnë në mënyra të reja të trajtimit të dhimbjes apo edhe sëmundjeve të zemrës, shkruan arbresh.info.
Amerikanët David Julius dhe Ardem Patapoutian identifikuan receptorët në lëkurë që i përgjigjen nxehtësisë dhe presionit. Puna e tyre është e fokusuar në fushën e somatosensacionit, e cila eksploron aftësinë e organeve të specializuara siç janë sytë, veshët dhe lëkura për të parë, dëgjuar dhe ndjerë.
“Kjo vërtet zbulon një nga sekretet e natyrës,” tha Thomas Perlmann, sekretar i përgjithshëm i Komitetit Nobel, në shpalljen e fituesve. “Është në fakt diçka që është vendimtare për mbijetesën tonë, kështu që është një zbulim shumë i rëndësishëm dhe i thellë.”/arbresh.info/
Rrëmbimi dhe vrasja e të miturës maqedonase, Grubi: Po përpi...
Izraeli pretendon se ka vrarë komandantin e Hamasit
Macron: Konflikti Izrael-Gaza mund të zgjasë 10 vjet
Halimi: Nesër, Liridona kthehet tek toka e çiknisë së saj, p...
Kosova, vend transiti për punëtorët aziatikë
Ishte zhdukur prej disa ditësh, gjendet e pajetë e mitura në...