Dita e Vitit të Ri është shoqëruar me temperatura më të larta se mesatarja. Polonia këtë vit ka tejkaluar nivelin e mëparshëm e më shumë se 5 gradë Celsius, e cila sipas ekspertëve lidhet drejtpërdrejtë me ndryshimet klimaterike, shkruan The Times.
Rritjet e reja për këtë muaj u regjistruan në të gjithë kontinentin, nga Republika Çeke dhe Gjermania në Danimarkë dhe Holandë. Varshava ishte qytetit qe shënoi temperaturën 18.9, 5.1 gradë Celsius, që shënon nivelin më të lartin që prej 1993.
Një meteorolog Alex Burkill, tha se rekordi i Varshavës ishte veçanërisht i habitshëm. “Ka marrë rekordin e vjetër dhe e ka rritur me më shumë se 5 gradë Celsius. Kjo është e jashtëzakonshme. Ishte e jashtëzakonshme në Britani në korrik , kur rekordi u thye me pothuajse 2 gradë Celsius. Për ta bërë atë në 5 gradë Celsius është pothuajse e padëgjuar.”
Temperaturat e larta vijnë pavarësisht se bota është ende në një cikël moti “La Niña” , i cili ka një efekt të përgjithshëm ftohës. Parashikimet sugjerojnë se cikli mund të kthehet këtë vit në një model “El Niño”, i cili ka një ndikim të ngrohjes globalisht.
Met Office, nje nga zyrat e parashikimit të kushteve atmosferike ka deklaruar se temperaturat në rang global do të rriten me 1.2 gradë Celsius, duke e shndërruar në më të nxehtën deri më tani.
Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...