Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Prof. Dr. Ali Erbaş ka dënuar fuqimisht vendimin për ripublikimin e karikaturave fyese nga revista franceze satirike Charlie Hebdo ndaj profetit Muhamed, transmeton Anadolu Agency (AA).
Erbaş në llogarinë e tij në Twitter tha se vendimi i Charlie Hebdo është tregues se përsëri ka dalë në pah qasja e tepruar dhe armiqësore.
“Fyerja e shenjtorëve tanë duke botuar karikatura fyese është një akt provokues që synon rritjen e zemërimit dhe urrejtjes, por edhe një goditje për paqen shoqërore. Ky vendim nuk mund të justifikohet në asnjë mënyrë me lirinë e shtypit dhe e shprehjes. E dënoj fuqishëm dhe e mallkoj këtë qëndrim agresiv i cili tregohet me një mendje të neveritshme”, tha Erbaş.
Raporti vjetor i Rrezikut Botëror: Në cilat vende janë më të...
Kongresi amerikan, masa legjislative me objekt Kinën
YouTuberi ndërton iPhone 15 Pro Max më të madh në botë, pesh...
KOMF: Arsimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara vazhdon të mb...
Republikanët fajësojnë administratën e Presidentit Biden në ...
Italia mposht Izraelin