Një vajzë 16 vjeçare në Indi është djegur për së gjalli, pasi prindërit e saj u ankuan tek të vjetrit e fshatit që është përdhunuar.
Katërmbëdhjetë persona janë arrestuar në lidhje me sulmet në shtetin lindor të Indisë, Jharkhand, transmeton portali arbresh.info.
Policia tha se pleqtë kishin urdhëruar përdhunuesit e akuzuar të bënin 100 pompa dhe të paguanin një gjobë prej 50 mijë rupi (750 dollarë) si dënim.
Ata u zemëruan aq shumë sa rrahën prindërit e vajzës dhe pastaj e vunë zjarrin.
“Të dy të akuzuarit i përgënjeshtruan prindërit dhe nxituan në shtëpinë ku e dogjën vajzën duke ia vënë flakën me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tyre”, tha për agjencinë e lajmeve AFP, Ashok Ram, zyrtari përgjegjës i stacionit lokal i policisë.
Vajza besohej se ishte rrëmbyer nga shtëpia e saj ndërsa prindërit e saj ishin në një martesë./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...