Dhjetëra persona janë vrarë dhe disa të tjerë janë plagosur, duke përfshirë një kandidat parlamentar, në dy sulme me bombë në Pakistan, të lidhura me procesin zgjedhor në këtë shtet.
Policia në Pakistan ka thënë se një sulmues vetëvrasës i është afruar një konvoji të fushatës zgjedhore në qytetin jugperëndimor Kueta, duke vrarë 10 persona dhe duke plagosur 30 të tjerë, duke përfshirë kandidatin, Siraj Raisani, që ishte duke garuar në zgjedhjet e përgjithshme të 25 korrikut.
Policia ka thënë se Raisani, është dërguar në spital për trajtim.
Më herët gjatë ditës, të paktën katër persona janë vrarë dhe më shumë se 30 të tjerë janë plagosur në një shpërthim me bombë që ka shënjestruar një tjetër kandidat.
Policia ka thënë se shpërthimi ka synuar kandidatin, Akram Khan Durrani, i cili ka arritur t’i ikë sulmit.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet e 13 korrikut.
Forumi Ekonomik i Delfit në Tiranë, Spiropali: Shqipëria akt...
Sallahu: Arritjet konkrete kanë afruar Kosovën me standardet...
Haaland: Unë di një rekord, dhe ai është rekordi i golave të...
KQZ-ja i jep tender sërish kompanisë që printoi me gabime fl...
Sinjalet që tregojnë se Mali i Zi është afër anëtarësimit në...
FSK-ja realizon kursin “Medik Luftarak”