Dënohet me 241 vjet burg për grabitje të armatosur

23:04 | 24 Prill 2018

Gjykata Supreme Amerikane ka hedhur poshtë apelin e një burr8i të dënuar me 241 vjet në burg për një krim që kreu kur ishte 16 vjeç.

Bobby Bostic ka kryer disa krime të dhunshme më 1995, përfshirë grabitje të armatosur, por avokatët e tij thonë që dënimi i tij është jokushtetues, transmeton portali arbresh.info.

Ata kanë cituar Amendamentin e Tetë, që ndalon “dënime të ashpra dhe pazakonshme” dhe kanë kërkuar rigjykim, por më kotë.

Gjyqtarët nuk dhanë arsye për vendimin e tyre.

Adoleshenti Bostic kishte grabitur njerëzit që mbanin dhurata të Krishtlindjeve me armë, qëlloi dhe plagosi një burrë dhe vodhi një makinë.

Në peticionin e tyre, avokatët e Bostic thonë se dënimi i padrejtë i Bostic, “i cili kreu krime jo-vrasëse si një 16 vjeçar, nuk do të jetë kurrë në gjendje t’i ribashkohet shoqërisë, pa marrë parasysh se si demonstron suksesshëm pjekuri dhe reformim si i rritur”.

Më 2010, Gjykata Supreme vendosi që Kushtetuta “ndalon imponimin e një jetë pa të drejtë të lirimit me kusht tek një i ri i cili nuk ka kryer vrasje”.

Bostic, u dënua në vitin 1997, në moshën 18 vjeçare, dhe gjyqtari që e dënoi atë, ka thënë që: “Ky është i vetmi që më vjen keq për sasinë e kohës që kam dhënë”.

Refuzimi i Gjykatës së Lartë do të thotë se Bostic nuk do të ketë të drejtë për lirim deri sa të jetë 112 vjeç./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara