Shteti amerikan Utah miratoi një ligj që do të bëjë këtë vend të vetmin në Shtetet e Bashkuara ku dënimi me vdekje do të mund të kryhet edhe me pushkatim, “në mungesë të kemikateve për ekzekutim.”
Pushkatimi është futur përsëri në praktikë penale të Utah-s pas më shumë se dhjetë vjet që është ndaluar, raporton AP.
Është e nevojshme që guvernatori Gary Herbert i Utah të miratojë këtë vendim të senatit të qeverisë federale. Ai nuk ka bërë ende ndonjë deklaratë në lidhje me vendimin që do të marrë.
Pushkatimi do të përdoret për dënim, nëse 30 ditë para ekzekutimit të planifikuar nuk janë në dispozicion kemikatet, injeksioni i cili përdoret për vrasjen e të dënuarve me vdekje.
Republikani Paul Ray, thekson se ligji i ri ka për qëllim që Utah të sigurojë një opsion në një situatë të mungesës së kemikateve për ekzekutim siç bëjnë aktualisht qeveritë në të gjithë Shtetet e Bashkuara.
Kundërshtarët e ligjit të ri thonë se ligji për pushkatimit bënë vendin të duket “si perëndimi i egër.”/arbresh.info/
Forbes publikon listën e klubeve më të vlefshme
MPB për sulmet ndaj Policisë në Zveçan: Kriminelët do identi...
ShBA jep 300 milionë dollarë ndihma ushtarake për Ukrainën
Macron: duhet t’i kishim dëgjuar udhëheqësit lindorë p...
Kearns: Sllogani i Djokoviqit me rrënjë të spastrimit etnik
FFK garanton siguri për tifozët rumunë