Kostot nga zjarret në sektorin e turizmit në vend do të jetë së paku 4,5 miliardë dollarë deri në fund të vitit, duke bërë vlerësime fillestare, sipas një raporti të ri.
Këshilli Australian i Eksportit të Turizmit me qendër në Sidnej (ATEC), organi kryesor i industrisë që përfaqëson sektorin e eksportit të turizmit të Australisë, bëri një studim të ri.
ATEC deklaroi se sipas studimit, numri i prenotimeve është ulur në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me vitin e kaluar, me një kosto 4,5 miliardë dollarë në industri, deklaroi sot ATEC.
Të paktën 70% e 850 anëtarëve të ATEC regjistruan një numër të konsiderueshëm anulimesh udhëtimi në Australi nga vizitorët ndërkombëtarë, deklaroi Peter Shelley, drejtori menaxhues i ATEC-së./ts/
Nis vaksinimi BCG për parandalimin e tuberkulozit te të pors...
Hoti numëron vërejtjet që dha FMN gjatë vizitës në Kosovë
50 raste të dhunës në familje u trajtuan për 1 javë nga Zyra...
Realizohen 210 urdhëresa gjykate në rajonin e Prishtinës, se...
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i Ekonomisë
Këto pjesë në Mitrovicë mund të mbesin pa ujë përkohësisht s...