Udhëheqësi shpirtëror tibetian Dalai Lama ka marrë dozën e tij të parë të vaksinës kundër koronavirusit, ndërsa u ka bërë thirrje të tjerëve që të vaksinohen.
“Kjo është shumë e dobishme, shumë e mirë”, tha ai ndërsa morri dozën e vaksinës Oxford –AstraZeneca në qytetin indian të Dharamsala, transmeton portal arbresh.info
Sipas zyrtarëve, Dalai Lama është regjistruar vetë që të marrë vaksinën.
India filloi vaksinimin e saj në 16 janar, por ishte e kufizuar në punëtorët e kujdesit shëndetësor dhe personelin e vijës së frontit.
Megjithatë, që nga 1 marsi, skema është shtrirë për njerëzit e moshës mbi 60 vjeç dhe ata midis moshës 45 dhe 59 me sëmundje themelore.

Pasi morri dozën e parë të vaksinës, Dalai Lama tha se njerëzit kanë nevojë që të vaksionen në mënyrë që të parandalohen problemet serioze.
Kryeministri indian, Narendra Modi, 70 vjeç, ishte ndër të parët që bëri vaksinën.
Që nga fillimi i pandemisë, India ka konfirmuar më shumë se 11 milion raste dhe mbi 157,000 vdekje.
Pjesa më e madhe e Indisë ka raportuar një rënie të ndjeshme të rasteve kohët e fundit, me infeksione të përditshme për qarkun që bien në më pak se 20,000 nga një kulm prej mbi 90,000 në shtator./arbresh.info/
Të paktën 22 të vdekur nga shembja e dy ndërtesave në Marok
Brukseli shton emra të rinj në listën e zezë në paketën e re...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, KQZ certifikon 1,146 kandidatë për...
Një ditë para përballjes me gjigantin holandez, Kurti pret n...
Ish-mbrojtësi i Liverpoolit ‘lartëson’ Salahun, ...
KQZ-ja nuk certifikon kandidatët e Listës Serbe për zgjedhje...