Covid-19 në Lindje – Rëndohet bilanci në vendet arabe, aziatike e afrikane

13:50 | 28 Prill 2020

Numri i viktimave njerëzore nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) në botë i ka tejkaluar 211 mijë e 630 njerëz, numri i rasteve të infeksionit është mbi 3 milionë e 65 mijë dhe deri më tani janë shëruar nga sëmundja më shumë se 922 mijë e 860 njerëz, transmeton arbresh.info.

Numri i viktimave njerëzore nga lloji i ri i koronavirusit (Covid-19) në botë i ka tejkaluar 211 mijë e 630 njerëz, numri i rasteve të infeksionit është mbi 3 milionë e 65 mijë dhe deri më tani janë shëruar nga sëmundja më shumë se 922 mijë e 860 njerëz.

Në Kinën kontinentale kanë ndërruar jetë nga Covid-19 4 mijë e 633 njerëz, kurse numri i rasteve të infektuara është 82 mijë e 830. Në kryeqytetin e vendit Pekin dhe në Shangai, qytetin e dytë më të madh të vendit, ka nisur pjesërisht procesi mësimor në shkollat fillore dhe tetëvjeçare. Në rajonin Hubei, ku gjendet edhe qyteti Vuhan (Wuhan), në spital nuk ka mbetur asnjë pacient që të kurohet nga koronavirusi.

Në Algjeri nga koronavirusi kanë vdekur 432 pacient të diagnostikuar me Covid-19, kurse numri i rasteve është rritur në 3 mijë e 517. Qeveria ka njoftuar zgjatjen deri më 14 maj të periudhës së karantinës që zbatohet në vend në kuadër të masave në luftën me pandeminë.

Pas Senagalit edhe Guineja Bisau ka kërkuar furnizim me ilaçin organik “Covid Organics”, që është prodhuar nga Madagaskari kundër Covid-19. Shkencëtarët e Institutit të Kërkimeve të Aplikuara të Madagaskarit (IMRA) kishin prodhuar ilaçin me emrin “Covid Organics”, që shërben për forcimin e imunitetit të njeriut dhe që është një përzierje e bimës pelin(Arthemisia absinthinum), që përdoret në kurimin e malaries, dhe të shumë bimëve mjekësore që rriten në këtë vend./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara