Turqia duhet të ndalojë sulmin kundër kurdëve të Sirisë dhe BE nuk duhet të pranojë shantazhin e presidentit të Turqisë, Recep Tajip Erdogan, i cili kërcënon se do të lejojë 3,6 milionë refugjatë sirianë të hyjnë në Europë, nëse Turqia do të sfidohet, deklaroi kryeministri italian, Giuseppe Conte.
“Do ta them këtë me zë të lartë dhe të qartë në këshillin e ardhshëm të BE-së”, theksoi Conte.
“BE nuk mund të pranojë këtë shantazh nga Turqia”, shtoi ai.
Ai u shpreh se pranimi i refugjatëve sirianë nga Turqia ishte financuar nga Europa.
“Nisma ushtarake duhet të ndalojë menjëherë dhe BE si dhe gjithë komuniteti ndërkombëtar, duhet të flasin njëzëri”, shtoi Conte./atsh/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...