Çmendet moti në Francë, brenda një jave, plazhet e Normandisë kanë kaluar nga një klimë verore në një klimë të ashpër si të Krishtlindjeve.
Nëse të martën e kaluar, brigjet normane u pushtuan nga mijëra persona me syze dielli dhe kostume plazhi, mëngjesi i sotëm është mbërthyer nga i ftohti dhe reshjet e dëborës, erë e akullt dhe një temperaturë që ka rënë në minus 3 gradë Celcius, kundrejt 27 që ishte javën e kaluar.
Por, nga dje kjo klimë e zymtë dhe e ftohtë është rikthyer edhe në Paris pas rreth 10 ditësh të buta.
Gjashtë rajone franceze si Pas-de-Calais, Seine-Maritime, Eure, Somme dhe Calvados janë nën alarmin portokalli për rrezikun nga shira të rrëmbyeshëm dhe përmbytje.
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...
Nisin homazhet në nder të ish-kreut të Kuvendit të Shqipëris...
Tetë të vdekur dhe 36 të lënduar nga një zjarr në një qendër...
Përfundon aksioni në Agjencinë Kadastrale