Policia e Republikës Çeke i ka konfirskuar më shumë se 100 mijë maska, të cilat Kina ia kishte nisur Italisë si ndihmë për ta luftuar koronavirusin.
Kjo masë u mor pasi kompania e përfshirë në transportimin e maskave ishte e thirrur që ato t’ua shpërndante profesionistëve shëndetësorë, por e kishte rritur çmimin në momentin e fundit, tha ministri i brendshëm çek.
Autoritetet i kishin gjetur 680 mijë maska, por më vonë e zbuluan se një pjesë e tyre ishin të destinuara për Italinë si dhuratë nga Kina, shkruan “Independent”.
“Jemi duke punuar me të dyja shtetet që Italia të mos pësojë asgjë nga kjo situatë”, tha ministri i brendshëm.
Ndërkohë ministri i jashtëm i Çekisë tha se Italisë do t’i dërgohen 110 mijë maska nga rezervat çeke në kohën kur hetimet e policisë po vazhdojnë.
Ndryshe, Italia është vendi më i goditur nga koronavirusi në Evropë. Vetëm të shtunën, atje u regjistruan 793 viktima të reja.
Laporta dorëzon mbi 8 mijë nënshkrime dhe premton epokë të r...
SHBA-ja lëshon alarmin e sigurisë, paralajmëron qytetarët e ...
Hamza: Po që se do vinte një kandidat i familjes Jashari, 22...
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis