Ministri i jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu tha të enjten se BE-ja dhe Turqia po përpiqen për të krijuar një atmosferë pozitive mes tensioneve të fundit me disa anëtarë të Bllokut.
“Me disa hapa të ndërsjella të ndërmarra kohët e fundit, ne po përpiqemi të krijojmë një atmosferë më pozitive”, tha ai.
Marrëdhëniet midis Turqisë dhe vendit anëtar të BE-së, Greqisë, janë në kundërshtim për shkak të disa çështjeve në lidhje me Mesdheun Lindor.
Turqia, e cila ka vijën më të gjatë bregdetare kontinentale në Mesdheun Lindor, ka hedhur poshtë pretendimet kufitare detare të Greqisë, që, sipas saj, shkelin të drejtat sovrane të Turqisë.
Ankaraja ka dërguar disa anije në muajt e fundit për të hulumtuar për burime energjie në Mesdheun Lindor, duke pohuar të drejtat e veta në rajon.
Udhëheqësit turq kanë theksuar vazhdimisht se Ankaraja është në favor të zgjidhjes së të gjitha problemeve të pazgjidhura në rajon përmes ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, dialogut dhe negociatave./ATSh/
Sllovakia dhe Hungaria kërcënojnë Ukrainën: Po ndalon kalimi...
Ron Raçi në “formacionin e javës” në Kroaci
Kurti dhe Abdixhiku takohen në ora 14:00
E dhimbshme: Ky është 18-vjeçari që vdiq tragjikisht në Mitr...
Edi Rama promovon aplikacionin ‘UnëDhuroj’ për r...
Dëmtohen tre aparate për pagesa në Fushë Kosovë, vidhen 200 ...