Samiti i shumëpritur mes Vladimir Putin dhe Donald Trump është caktuar me 16 korrik në Helsinki. Edhe më parë mediat kanë raportuar që kryeqyteti finlandez është zgjedhur gjatë diskutimeve mes Moskës dhe Uashingtonit.
Putin do të takohet me homologun e tij amerikan në shtetin nordik muajin e ardhshëm, këtë e ka konfirmuar Kremlini, transmeton portali arbresh.info.
Më parë, këshilltari i presidentit rus Yury Ushakov tha se takimi ka gjasa të zgjasë “për disa orë”, duke shtuar se një mëngjes pune dhe ngjarje të tjera protokollare janë planifikuar gjithashtu.
Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA, John Bolton, i cili vizitoi të mërkurën Moskën, tha se “pavarësisht zhurmës politike në SHBA”, komunikimet direkte midis Trump dhe Putinit janë në “interesin më të mirë të vendit tonë”./Arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...