Drejtësia britanike dënoi me burgim të përjetshëm personin që përplasi me makinë disa çiklistë e policë, pranë Parlamentit britanik, në gusht të vitit 2018, me qëllimin për të vrarë sa më shumë njerëz.
“Qëllimi juaj ishte që të vrisnit sa më shumë njerëz që ishte e mundur, duke përhapur në këtë mënyrë frikë e terror. Ju keni kopjuar aktet e disa të tjerëve, që pa pikë dyshimi kanë vepruar me motive terroriste”, tha gjykatësja, Maura McGowan, ndërsa dënonte Salih Khater-in, 30 vjeç, me burg për jetë, me një minimum të kryerjes së dënimit deri në 15 vjet.
Sulmi i kryer më 14 gusht 2018, nga Salih Khater, shkaktoi tre të plagosur. Ky sulm paraqiste ngjashmëri me atë të kryer nga Khalid Masood, një britanik i konvertuar në mysliman, në mars të vitit 2017, ku mbetën të vrarë pesë persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë./atsh/
Milan arrin marrëveshje me West Hamin për transferimin e Fül...
Protestuesit hedhin bomba molotov drejt godinës së Kryeminis...
Arrestohet një kosovar në Zvicër, dyshohet se bashkë me dy p...
Anderson, MVP i javës së 13-të në Superligën e Kosovës
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që e dogji autoambulanc...
Operacion ndërkombëtar, arrestime në Suedi – prona dhe...