Policia në Bruksel ka bërë të ditur se ka hapur zjarr në drejtim të një makine të mbushur me ekspoziv, e cila po ecte me shpejtësi të lartë në periferi të lagjes Molenbeek.
Sipas policisë shoferi i ka lajmëruar oficerët se brenda makinës ka pasur eksploziv, shkruan The Independent, transmeton portali arbresh.info
Zona është mbyllur dhe policia ka këshilluar banorët që të qëndrojnë në ambiente të mbyllura.
Transmetuesi belg RTL citoi një zëdhënës të policisë që ka deklaruar se policia ka filluar të shtie drejt makinës pasi ai ishte mbërthyer në trafik.
Bëhet e ditur se automjeti kishte tagra gjermane.
Molenbeek, është lagjja më e varfër në Bruksel, e populluar kryesisht nga myslimanët dhe që fitoi famë pas zbulimit të një qelizë të ISIS-it me bazë në këtë lagje dhe kishte lidhje me sulmet e Parisit gjatë vitit 2015, ku betën të vrarë 130 persona./Arbresh.info
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...