Përfaqësuesit britanikë nuk do të marrin pjesë në shumicën e mbledhjeve të Bashkimit Evropian duke filluar nga 1 shtatori, me përjashtim të atyre që prekin interesin kombëtare, si siguria, njoftoi sot Ministria britanike e ngarkuar me Brexit, që parashikohet të aplikohet më 1 tetor.
“Qeveria vlerëson se koha e fituar në këtë mënyrë do të jetë më mirë e përdorur duke ia kushtuar Brexit. Megjithatë, kryeministri Boris Johnson do të vazhdojë të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit Evropian”, theksoi Ministria në një komunikatë.
Londra garantoi se “ky vendim nuk synon në asnjë rast që të dëmtojë funksionimin e BE-së, duke theksuar se votimi britanik do të delegohet në mënyrë që të mos bllokohen çështjet që po merren 27 anëtarët e tjerë”./atsh
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...