Britania e Madhe theu këtë 24-orësh, rekordin e infektimeve për 6 muajt e fundit. Prej gjysmës së dytë të Janarit nuk regjistroheshin mbi 28 700 infektime ditore. Shqetësim përbën edhe shtimi i numrit të viktimave, pasi ky 24-orësh shënoi 37 viktima nga COVID-19 në spitale, niveli më i lartë i shënuar që prej fillimit të Prillit.
Është ende herët të thuhet për tendencë rritjeje të numrit të viktimave në këtë vend, por nëse kjo ndodh, vaksinimi mund të rezultojë jo efikas ndaj mutacionit indian, pasi Britania e Madhe ka vaksinuar me të dyja dozat më tepër se gjysmën e popullsisë.
Ndërsa në Rusi, këtë të Mërkurë u shënua shifra e dytë më e lartë e viktimave për gjithë periudhën e pandemisë me 725 raste të reja, pas rekordit të së Martës.
Edhe infektimet ditore vazhdojnë të jenë të larta me gati 24 mijë raste të reja. Autoritetet konfirmuan rastet e para të infektimit me variantin e ri Delta Plus që po përhapet në gjithë botën, por megjithatë nuk ka plane për ashpërsim masash. /cnn/arbresh.info/
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...