Britania e Madhe ka nevojë urgjente për rreth 100 mijë shoferë kamionësh. Ekspertët paralajmërojnë se mungesa e tyre nuk është problem vetëm për Britaninë e Madhe po rrezikon të përhapet në pjesë tjetër të Europës duke shkaktuar probleme në transport.
Imazhet e radhëve të makinave jashtë pikave të karburantit janë shkurtuar. Sipas të dhënave të publikuara nga Bloomberg, të premten pikat e furnizimit me benzinë u përballën me mungesa në zonën e Londrës dhe në periferi.
Sipas CNBC, mungesa e shoferëve të kamionëve vjen kryesisht për shkak të Brexit. Ajo citon një sondazh të bërë në shoqatën Britanike të transportit për problemet në këtë industri. Por ato problematika kryesisht, pensionet, rregullat e punës, pandemia, pagat e ulëta po përfshijnë thuajse të gjithë Europën./alsat.mk/
New Delhi, smogu i rrezikshëm “mbyt” qytetin
Aksioni kundërkorrupsion me shtatë të arrestuar, Prokuroria ...
Edi Rama: Shqipëria mund ta ndihmojë BE-në të mbijetojë – na...
Napoli i Rrahmanit në finalen e Superkupës së Italisë, mund ...
Haradinaj: Nuk flas më si opozitar, por si qeveritar i nesër...
Aksion i madh kundërkorrupsion i AKI-së dhe Policisë, arrest...