Britania e Madhe: Kërcënimet e Putinit të merren seriozisht

11:21 | 21 Shtator 2022

Ministrja e Jashtme britanike, Gillian Keegan, ka thënë se kërcënimet e Vladimir Putinit duhet të merren seriozisht .

Vladimir Putin gjatë një fjalimi të mërkurën ka kërcënuar me një mobilizim të pjesshëm në Ukrainë, si dhe në “përdorimin e të gjitha metodave”.

“Është e qartë se është diçka që ne duhet ta marrim shumë seriozisht, sepse, ju e dini, ne nuk jemi në kontroll – nuk jam i sigurt se as ai është në kontroll, me të vërtetë. Ky është padyshim një përshkallëzim”, tha Keegan për Sky News.

Fjalimi ashpërues i Putinit vjen në një kohë kur Ukraina ka shënuar suksese në çlirimin e territoreve të cilat më parë Rusia i kishte pushtuar.

Shpërndaje në rrjete sociale