Britanikët janë ndaluar të dalin jashtë për të shijuar rrezet e diellit tani kur kanë filluar temperaturat të rriten, rregullat e izolimit nuk janë përillur nga qytetarët brinatik, pasi që gjatë këtij vikendi u panë shumë njerëz në plazhe, duke bërë barbecue, e shumë njerëz në grumbuj.
Gjatë ditës së djeshme autoritet e Londrës mbyllen një park pasi u raportua për mijëra qytetarë që ishin grumbulluar aty, transmeton arbresh.info

Zëdhënësi i kryeministrit britanik, tha se kushdo që del jashtë për plazh apo nëpër grumbuj njerzish, do të gjobitet sepse, kjo është kundër rregullave tona të izolimit.
Një polic me një megafon u pa duke urdhëruar banorët që të largoheshin nga një park në jug të Londrës gjatë fundjavës.


Kurse një polic tha se këta qytetarë thjesht nuk duan të i kuptojnë këto rregulla dhe të ju përmbahen atyre, gjithashtu ai tregon se në të gjithë Britaninë e Madhe po ka rezistencë ndaj qytetarëve kur i kërkohet nga policia për të shkuar nëpër shtëpitë e tyre.

‘Ka shumë prej atyre që po qëndrojnë në shtëpi dhe kështu po i ndihmojnë vetes dhe të tjerëve, por ka edhe shumë të tjerë që nuk i respektojnë rregullat dhe se kur i kërkohet nga ne që të shkoj në shtëpi, ata edhe mundohen të kacafyten me ne’, përfundoi polici./dailymail/arbresh.info/

Vëllaznimi mposht Prishtinën, Trepça fiton ndaj Rahovecit 0...
Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe në botë dhe përgj...
Parashikimi i motit për nesër
Haxhiu nesër zhvillon aktivitetin e parë si ushtruese e dety...
Pesë të vrarë nga një sulm izraelit në një kompleks petrokim...
Kapen 65 kilogramë drogë në Maqedoninë e Veriut, arrestohen ...