Pesë aktivistë të mjedisit nga “Insulate Britain” u dënuan me burg të mërkurën për moszbatimin e urdhrit të gjykatës kundër bllokimit të rrugëve, transmeton Anadolu Agency.
Aktivistët e klimës, të cilët bllokuan trafikun në autostradën M25 që rrethon Londrën, shtatorin e kaluar, u dënuan me burg nga 24 deri në 42 ditë.
Ndërkaq, për 11 aktivistëve të të njëjtit grup u pezulluan dënimet.
“Do të vazhdoj të bëj gjithçka që mundem për të mbrojtur përdoruesit e rrugëve nga ata që vënë jetën në rrezik dhe u shkaktojnë pengesa mijëra njerëzve”, shkroi në Twitter sekretari britanik i Transportit, Grant Shapps.
Në nëntor, gjykata dënoi gjithashtu 9 anëtarët e grupit me burg për bllokimin e rrugëve.
“Insulate Britain” kërkon zbatimin e një programi kombëtar me të cilin do të siguronte që të gjitha shtëpitë të jenë të izoluara për të kursyer energji.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës