Presidenti amerikan, Donald Trump ka kritikuar kryeministren e Britanisë së Madhe, Theresa May në lidhje me negociatat për Brexit, duke deklaruar se sikur ai të ishte në pozitën e saj do të kishte marrë “qëndrim më të ashpër”.
Në një intervistë për Piers Morgan, Trump ka pohuar se është ftuar nga kryeministrja e Britanisë së Madhe që të kryentë një vizitë shtetërore, transmeton portali arbresh.info
Trump gjithashtu ka shtuar se nuk është i habitur nga rezultati i referendumit për Brexit, i mbajtur në vitin 2016.
Megjithatë, ai ka kritikuar Theresa May për “butësinë” që po tregon në negociata.
“Unë i kuptoj shuëm mirë popullin në Britani të Madhe. Ata nuk duan njerëz që vijnë nga e gjithë bota, për të cilët nuk dihet asgjë…dhe unë kam të drejtë”, tha Trump.
Presidenti Trump në fushatën e tij parazgjedhore ka thurr lavde për popullin e Britanisë së Madhe që votoi pro daljes nga Bashkimi Europian./arbresh.info/
Haradinaj i ashpër ndaj Kurtit në Kuvend
Kurti: Do ta rikthejmë ligjin për çmimet tavan, ka tregtarë ...
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...