Qeveria holandeze ka deklaruar se është në bisedime me më shumë se 250 kompani, të cilat për shkak të Brexit do të largohen nga Britania e Madhe dhe pritet të vendosen në Holandë.
Ministria e punëve të jashtme tha se kishte tërhequr 42 kompani apo degë dhe 1,923 vende pune nga Britania e Madhe vitin e kaluar, shkruan “Guardian”, transmeton portali arbresh.info
Në mesin e kompanive që pritet të largohen nga Britania e Madhe drejt Holandës janë Discovery Channel, Sony dhe Bloomberg.
Sony njoftoi muajin e kaluar se po lëvizte selinë e saj europiane në Amsterdam, pasi kompanitë në MB vazhduan të përparonin me planet e paparashikuara. Rivali i saj Panasonic tashmë ka lëvizur në kryeqytetin holandez.
Raporti i qeverisë tha se një kompani tjetër japoneze, banka e investimeve Norinchukin, po lëvizte gjithashtu në Amsterdam, së bashku me kompaninë globale të përmbajtjes TVT Media, ofruesit e shërbimeve financiare MarketAxess dhe Azimo dhe siguruesit detar UK P & I Club.
Kjo po ndodh edhe pse Mark Ruttë, kryeministri holandez, ka deklaruar se nuk e sheh Brexit si një mundësi biznesi, ndërsa vendet si Irlanda, Franca, Gjermania, Belgjika, Luksemburgu, në mënyrë active kanë kërkuar mundësi përfitimi.
Në raport thuhet shumica e kompanive që duan të lëvizin janë angleze, ndërsa ka edhe amerikane dhe aziatike.
Numri i kompanive që kanë për synim zhvendosjen në vendet e BE-së është në rritje. Instituti i Drejtorëve dhe Konfederata e Industrisë britanike kohët e fundit thanë se bizneset kanë nevojë për siguri./arbresh.info/
Iran-SHBA, synohet fundi i armiqësive me armëpushim të menjë...
Spiropali në mbështetje të studentëve në RMV: Gjuha shqipe ë...
“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë,...
Kurti: Duhet mbi 84 vota për presidentin, 80-81 nuk mjaftojn...
Lajm fantastik për “bavarezët”, Harry Kane rikthehet nga lën...
Ekipi i Artemis II afër Hënës, arrin distancë rekord të flut...