‘Në Romë është vetëm Casamonica dhe kaq. Aty ku jemi ne askush nuk vjen të na çajë kokën’.
Kështu e nis rrëfimin e tij për L’espresso, mafiozi Giuseppe Casamonica, i mbiquajtur Bìtalo, padrinoja i Klanit famëkeq i arrestuar për trafik heroine.
Në intervistën e tij për gazetaren Floriana Buflon ai flet edhe për rivalitetin me bandat shqiptare, të cilat me sa duket nuk i merr në konsideratë.
‘Nuk ka një organizatë kriminale që mund të përballet me ta, sepse nëse nuk është vetë Giuseppe, janë vëllezërit, xhaxhallarët apo kushërinjtë’, shkruan revista italiane.
Ajo flet për një rrjet solid që garanton mbrojtje në këmbim të parave.
‘Duhet paguar çdo javë, në të kundërt janë të mbaruar’, shkruan L’espresso.
‘I pyetur për shqiptarët dhe zonat e tyre të influencës apo problemet me ta, bosi përgjigjet thuajse i çuditur: ‘Kur thua Casamonica në Romë ke thënë diçka. Shqiptarëve u kemi thyer kockat dhe i kemi përzënë’.
Opinion.al
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...