Borrell: BE-ja nuk është në gjendje të ndalojë Izraelin

10:11 | 14 Maj 2021

Josep Borrell, komisioneri i lartë i BE-së për politikën e jashtme dhe të sigurisë, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk është në gjendje që të ndërmjetësojë në konfliktin mes Izraelit dhe Palestinës.

“Ne kemi bërë thirrje për t’i dhënë fund konfliktit, por kush mund t’i bëjë presion Izraelit? Vetëm Shtetet e Bashkuara. Për një kohë të gjatë, Europa nuk ka qenë e aftë që të bëjë këtë”, tha Borrell në Madrid, ku ai foli në Institutin Real Elcano për librin e tij të ri” Politika e Jashtme Europiane në epokën e Covid-19”, transmeton portali arbresh.info

“Vetëm Shtetet e Bashkuara mund t’i japin fund konfliktit, natyrisht nëse duan”, shtoi ai.

Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar rreth konfliktit, ku deri me tani kanë mbetur të vrarë 103 palestinezë, përfshirë 27 fëmijë, ndërsa edhe 7 izraelitë kanë humbur jetën nga raketat e Hamas.

“Ky konflikt në Lindjen e Mesme nuk është asgjë e re”, tha Borrell.

Izraeli ka refuzuar juridiksionin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare dhe hedh poshtë hetimin e krimeve të luftës dhe nuk e njeh thirrjen e Kombeve të Bashkuara për të ndaluar përhapjen e pushtimit duke ndërtuar vendbanime shtesë hebraike në Palestinë. Dëbimi i palestinezëve nga vendi dhe shtëpitë e tyre në Jeruzalemin Lindor të premten ka dërguar në përshkallëzimin e konfliktit./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara