Bill Gates ka thënë se tre fëmijët e tij e kuptojnë pse ka vendosur t’ia lë pasurinë e tij prej 70 miliardë dollarësh fondacionit të tij, kur ai të vdes.
Duke zbuluar detaje nga jeta e tij private, themeluesi i Microsoft, 60 vjeç, tha se fëmijët e tij janë “krenarë” për vendimin që t’ua dedikojë paratë e tij njerëzve më të varfër të botës.
Gates kishte thënë që në vend të fondeve miliardë dollarëshe, dy vajzat dhe djali i tij do të përfitojnë “një shkollim të mrekullueshëm” që do t’iu ndihmojë të nisin karrierën e tyre, transmeton gazeta express.
Por, biznesmeni tha gjithashtu se fëmijët e tij nuk do të jenë kurrë “të varfër”. Duke folur për This Morning, Gates kishte thënë: “Fëmijët tanë do të marrin një shkollim të mrekullueshëm dhe disa para, në mënyrë që të mos jenë kurrë të varfër por ata do ta kenë karrierën e tyre”.
“Nuk është mirë për fëmijët që të kenë një pasuri kaq të madhe. Kjo i pengon ata që të bëjnë atë që ata duan, të krijojnë jetën e tyre”.
Gates dhe gruaja e tij Melinda, 52 vjeçe, kanë tre fëmijë së bashku, Jennifer, 20 vjeçe, Rory, 17 dhe Phoebe, 14 vjeçe./gazeta express/
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...