Biden refuzon të mbajë konferencë të përbashkët me Putinin pas samitit

11:31 | 16 Qershor 2021

Sipas disa zyrtarëve shtetëror, Rusia kërkoi konferencë të përbashkët shtypi pas samitit, por SHBA-ja refuzoi pasi ata nuk donin t’i jepnin Putinit të njejtën platformë si ajo që kishte me ish-presidentin Donald Trump në Helsinki.

Presidenti aktual i SHBA-ve, Joe Biden nuk ka në plan të mbajë një konferencë të përbashkët shtypi me homologun e tij rus Vladimir Putin pas samitit, shkruan cnn transmeton arbresh.info

Tutje thuhet se Biden ka zgjedhur që të flasë me reporterët në konferencë i vetëm.

“Kjo nuk është një garë se kush mund të bëjë më mirë përpara një konference shtypi ose të përpiqet të turpërojë njëri-tjetrin,” tha Biden, duke shpjeguar vendimin për konferenca të ndara. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara