Biden: Pasoja ‘shkatërruese’ nëse Navalny vdes

23:00 | 16 Qershor 2021

Biden: Pasoja ‘shkatërruese’ nëse Navalny vdes

Në pyetjen e tij të parë nga gazetarët, presidenti amerikan Joe Biden është pyetur se çfarë ka bërë për të parandaluar ndërhyrjen e zgjedhjeve ruse në të ardhmen.

“Pavarësisht se e kam ndaluar [ndërhyrjen në zgjedhje], Putini e di se do të ketë pasoja”, citohet të ketë thënë Biden, përcjell Telegrafi.

Rusia “po përpiqet me dëshpërim të ruajë pozitën e saj” si një fuqi botërore, ka thënë Biden, gjatë një konference për shtyp, pas takimit që ka pasur me homologun e tij rus, Vladimir Putin në Gjenevë të Zvicrës.

Dhe sipas tij, humbja e këtij statusi do të jetë “çmimi që ata paguajnë” për ndërhyrjet e vazhdueshme.

“Ata nuk janë në gjendje të diktojnë atë që ndodh në botë”, vlerëson ai.

E njëjta gjë vlen nëse Alexei Navalny vdes. Pasojat për Rusinë do të ishin shkatërruese, ka thënë më tej Biden.

Lajmet më të lexuara