Presidenti amerikan, Joe Biden pritet që të flasë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron pas telefonatave të njëpasnjëshme të Macron me presidentin rus, Vladimir Putin dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Sipas CNN, koha e saktë e bisedës nuk është bërë ende e qartë.
Macron po punon për të gjetur një rrugë diplomatike për të shmangur konfliktin, siç pasqyrohet në raportimet e fundit.
Takimi i Biden për Sigurinë Kombëtare në lidhje me Ukrainën ka përfunduar dhe sipas një zyrtari të Shtëpisë së Bardhë, takimi filloi në ora 11:30.
Kurse presidenti francez Macron dhe Putin kanë rënë dakord të dielën që “të punojnë intensivisht për të mundësuar mbajtjen e një takimi të grupit trepalësh të kontaktit në orët e ardhshme”.
Poashtu është thënë se qëllimi i takimit do të ishte angazhimi i të gjitha palëve për një armëpushim.
Grupi trepalësh i kontaktit përfshin përfaqësues nga Ukraina, Federata Ruse dhe Organizatat për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE)./arbresh.info/
Haziri paralajmëron krizë të thellë nga janari deri në prill...
“Lavdi”, Kurti bën homazhe për 41 dëshmorët e UÇ...
“Ne e kemi Granit Xhakën” – Stadiumi i Sunderland dridhet ng...
“Femër e gomës je”, vazhdon debati mes Shkurtës dhe Benitës
Autorët e sulmit në Australi janë babë dhe bir
Punime në rrjetin, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje t...