Biden: Demokracia është rikthyer

21:35 | 11 Qershor 2021

Presidenti amerikan Joe Biden ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Facebook së bashku me liderët e grupit të shtatë (G7).

Kësaj fotografie ai i’a ka bashkangjitur edhe një mbishkrim ku thotë: Demokracia është rikthyer, shkruan arbresh.info

Në këtë fotografi përkrah Biden shihen edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Boris Johnson, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel e shumë liderë të tjerë.

Ndryshe kjo është hera e parë për presidentin amerikan Joe Biden që zhvillon një udhëtim jasht SHBA-vë, që nga marrja e detyrës si president i Amerikës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara