Gjermania po konsideron tetë vende ku mund të zhvendosë aeroplanët që mbështesin misionin e saj kundër Shtetit Islamik nëse Turqia vazhdon të bllokojë ligjvënësit gjermanë të vizitojnë trupat në bazën ajrore të Incirlik, ka konfirmuar ministrja e mbrojtjes.
Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen tha të mërkurën se një ekip është aktualisht në Jordani për të vlerësuar një vend për aeroplanët e zbulimit Tornado të Gjermanisë dhe një aeroplan karburanti, raporton AP, transmeton portali arbresh.info.
Qipro po konsiderohet gjithashtu, sipas ministres, e cila tha se zyra e saj ka hartuar një listë prej tetë vendesh të mundshme.
Më parë këtë javë, Turqia bllokoi një vizitë të planifikuar nga ligjbërësit gjermanë për rreth 270 trupa që shërbejnë në fushatën kundër Shtetit Islamik në bazën ajrore të Incirlik. Vizita ishte caktuar për të martën.
Masa erdhi pasi Gjermania u dha azil ushtarëve të cilët Turqia beson se ishin të përfshirë në përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit të vitit të kaluar
Von der Leyen tha, megjithatë, se bisedimet me Ankaranë janë ende duke vazhduar, edhe kur Berlini i konsideron opsionet e tjera për të strehuar avionë që marrin pjesë në fushatën e udhëhequr nga SHBA kundër ISIS./Arbresh.info
Ska rrezik për pandemi nga hantavirusi në Shqipëri, ISHP: Nu...
Koalicion me LDK-në, përgjigjet Hamza: Dikush me dikë duhet ...
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë çelës për zhv...
Statovci “godet” ish-partinë: Ta kesh emrin Guxo dhe mos të ...
Mourinho i vendos dy kushte Real Madridit, mediumi i njohur ...
Trump drejt Kinës për takimin me Xi Jinping, vizita që mund ...