Viktimat ishin meshkuj, njëri i moshës 47 vjeçare dhe tjetri i moshës 62 vjeçare.
Kalimtarët e rastit kishin arritur që ta fikun zjarrin, duke përdorur bucela për fikjen e zjarrit që i kishin marrë në një dyqan në afërsi të stacionit, transmeton Klan Kosova. Përpara se ata të dërgoheshin për trajtim mjekësor në spital, ambulanca kishte mbërritur tek vendi i ngjarjes për të intervenuar.
Në qytetin e Berlinit jetojnë rreth 10.000 persona të pastrehë dhe kohët e fundit disa prej tyre bëhen cak i sulmuesve nëpër rrugë.
Në korrik të vitit 2017 një djaloshit 21 vjeçar iu caktua masa e burgimit prej dy vjet e nëntë muaj, pasi që ai kishte ndezur një zjarr pranë kokës së 37 vjeçarit të pastrehë, që ishte duke fjetur në stacionin e trenit në Kreuzberg.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026