Belgjika, një nga vendet më të prekura në botë nga pandemia në lidhje me numrin e banorëve të saj, kaloi sot pragun e 20 000 vdekjeve nga COVID-19, më shumë se gjysma e të cilave kanë të bëjnë me banorët në azilet e të moshuarve.
Vendi ka regjistruar 662 694 raste COVID-19 që nga fillimi i pandemisë në mars 2020 dhe 20 038 vdekje, sipas shifrave të botuara nga instituti i Shëndetit Publik “Sciensano”.
Gjatë kulmit të valës së parë, në prill, Belgjika regjistroi për dhjetë ditë më shumë se 250 vdekje ditore, me një rekord prej 322 më 8 prill, po sipas shifrave të “Sciensano”-s.
Kurba, e sheshtë në një nivel shumë të ulët gjatë gjithë verës, filloi të ngrihej sërish në fillim të tetorit me valën e dytë, derisa arriti një kulm të ri më 10 nëntor (218 vdekje)./ATSh/
Presidenti Thaçi për FAZ: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do t...
Rogerti betohet në kryq, kërcënon Mateon: U bëj thirrje shok...
Dogana e Shqipërisë kufizon qarkullimin e kamionëve drejt Ma...
Mbretëria e Bashkuar mund të adoptojë rregullat e tregut të ...
CNN: Humbja e Orbanit në Hungari, sinjal për rënien e populi...
Deputeti i LVV-së optimist për presidentin: Brenda afatit ku...