Belgjika nuk do t’i dorëzojë Spanjës zyrtarët indipendentistë katalanas, Carles Puigdemont dhe Toni Comin, para se Parlamenti Europian të shprehet për një kërkesë për heqjen e imunitetit të këtyre dy eurodeputetëve, theksoi sot drejtësia belge.
Një prej avokatëve të katalanasve, Simon Bekaert, konfirmoi vendimin e dhënë nga dhoma e këshillit të Gjykatës së Brukselit.
“Gjyqtari vendosi për të shtyrë datën e trajtimit të kërkesës së ekstradimit (…), në pritje të vendimit të Parlamentit Europian mbi kërkesën për heqjen e imunitetit”, deklaroi avokat.
Puigdemont, ish-presidenti i rajonit të Katalonjës dhe Comin, një prej ish-ministrave të tij ishin arratisur në Belgjikë në fund të tetorit 2017 pas një tentative për shkëputje.
Barcelona paraqet ankesë zyrtare në UEFA, lidhur me vendimet...
Ministri i Mbrotjes së Shqipërisë nesër viziton Kosovën
Arrestohet 33-vjeçari për vjedhje në xhamin e fshatit Mirash...
Gordon i hap derën Bayern Munichut
Këto lagje në Prishtinë do të mbesin për 7 orë pa ujë të pre...
Plani i Rritjes, Kurti: Nisin 61.8 milionë euro nga BE për K...