Pas Kanadasë dhe Meksikës, Bashkimi Europian ka paralajmëruar Donald Trump, se do të përgjigjet në rast se ai vendos tarifa ndaj bllokut.
Zëdhënësi i Bashkimit Europian tha se unioni do t’i qëndrojë besnik parimeve të veta dhe nëse është e nevojshme, është në gatishmëri të mbrojë interesat legjitime.
Zëdhënësi përsëriti deklaratat e Ursula von der Leyen, duke theksuar nënvizuar ”vendosmërinë e Evropës përballë masave të mundshme të Donald Trump”.
Administrata e re amerikane ka përdorur një gjuhë të ashpër ekonomike dhe ka vendosur tashmë tarifa 25% për Kanadanë dhe Meksikën dhe 10% për mallrat e Kinës.
Përfaqësuesja e lartë e BE, Kaja Kallas deklaroi se unioni është një fuqi ekonomike dhe nuk duhet ta nënvlerësojnë potencialin që ka si në rastin kur është përballë kundërshtarëve, ashtu edhe kur ka të bëjë me partnerë dhe aleatë.
Donald Trump ka paralajmëruar se do të vendosë tarifa edhe ndaj Bashkimit Europian, pasi sipas tij, blloku i ka trajtuar Shtetet e Bashkuara në mënyrë të padrejtë./abcnews.al
Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë ...
VV del e para në Malishevë, tejkalon NISMA-n në bastionin e ...
Muharremaj uron Vetëvendosjen për rezultatin zgjedhor: Tani ...
Barcelona tashmë ka zëvendësuesin ideal të Rashfordit
Darka e Krishtlindjes kthehet në tragjedi/ Itali, nëna dhe v...
E hëna, dita më e ftohtë e javës në Shqipëri