Bashkimi Evropian (BE) ka deklaruar se është ende në pritje të propozimeve të dobishme që vijnë nga Britania e Madhe për të zhbllokuar negociatat e ngecura mbi kushtet e largimit të Britanisë nga blloku, transmeton Anadolu Agency (AA).
Negociatori i BE-së për Brexit, Michel Barnier, tha se është “ende i gatshëm të punojë për çdo propozim të ri ligjor dhe operacional” nga kryeministri britanik, Boris Johnson, por tregoi se ishte arritur përparim i pamjaftueshëm në javët e kaluara.
Barnier tha se “jemi ende duke pritur”, duke nënvizuar pikëpamjen se katër dokumentet gjatë ditëve të kaluara janë të pamjaftueshme për t’i kthyer negociatave e vërteta.
BE tashmë kishte një marrëveshje me Britaninë e Madhe për kushtet e largimit, por ajo u refuzua në parlamentin britanik. Johnson tani dëshiron të rinegociojë në mënyrë drastike marrëveshjen ose të dalë pa marrëveshje më 31 tetor.
Të hënën afati i fundit për ankesa në PZAP
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit