Bashkimi Evropian e ka vlerësuar si një përparim të madh marrëveshjen e arritur mes Këshillit të Përkohshëm Ushtarak dhe Aleancës “Forcat për Ndryshim dhe Liri” në Sudan, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini thuhet se është një përparim i madh marrëveshja e arritur si rezultat i negociatave.
Gjithashtu në deklaratë theksohet se është e rëndësishme që të gjitha palët të zbatojnë marrëveshjen, e cila është arritur “me qëllim të mirë” dhe bëhet thirrje për krijimin sa më parë të një qeverie civile që do të mund të ndërtojë paqen dhe të sigurojë zhvillimin ekonomik në një kohë të shkurtër.
Në Sudan, qeveria ushtarake dhe opozita civile ranë dakord mbi “rotacionin e presidencës” gjatë procesit të tranzicionit.
Pas negociatave të drejtpërdrejta, të cilat rifilluan tre ditë më parë nën kujdesin e BE-së, palët ranë dakord në ndarjen e pushtetit me rotacion gjatë gjithë procesit të tranzicionit deri në mbajtjen e zgjedhjeve.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...