Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen tha se BE do të pezullojë rregullat e saj të rrepta për deficitet publike, për të lejuar qeveritë të hapin pompat e parave për t’u përballur me pandeminë koronavirus.
Von Der Leyen:
“Sot është rreth ekonomisë. Koronavirusi ka një impakt në ekonominë tonë, shumica e sektorëve janë goditur. E di që u është thënë që kjo bazohet tek ju. Mbyllja e jetës sonë është e rëndësishme që të parandalojmë virusin. Por gjithashtu ngadalëson ekonominë tonë. Javën e kaluar thashë që do të bëjmë çfarë do që është e nevojshme për të mbështetur Europianët dhe ekonominë europiane, sot jam e lumtur që të them se e bëmë funksionale.
Qeveritë tuaja tani mund t’u japin para kompanive që janë goditur nga virusi. Hotelet, restorantet, kompanitë e transportit, fermerët e vegjël që rrezikojnë të mbyllen pa mbështetje. Sot kjo është e re, nuk ishte bërë kurrë më parë, janë pezulluar rregullat e rrepta për deficitet publike për të lejuar qeveritë të pompojnë sa më shumë para për t’u përballur me pandeminë koronavirus.
37 bilion euro do të jenë të gatshme për të mbështetur sektorin e shëndetësisë dhe të mbajë njerëzit të punësuar dhe do të bëjmë më shumë për t’u mbështetur ju dhe familjet tuaja për të kaluar këtë krizë”./tch
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...