Barcelona në përpjekje për të mbledhur fonde për klubin, tani kanë njoftuar se çiftet mund të japin me qira stadiumin për ditën e tyre të veçantë, me paketa të ndryshme në dispozicion.
Opsioni më i lirë, i cili do të ishte në “Foundation Lounge”, kushton rreth 1600 euro dhe do të ishte më i përshtatshmi për një dasmë të vogël me rreth 25 deri në 50 persona të pranishëm.
Megjithatë, më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha., me një kapacitet prej 300 deri në 1000 persona, kjo hapësirë është në dispozicion për 13,500 euro.
Presidenti i Barçës, Joan Laporta, ka zbuluar gjithashtu planet për një rinovim të madh të stadiumit që do t’i shohë ata të luajnë në stadiumin Olimpik të qytetit gjatë sezonit 2023/24, shkruan Pulse, transmeton arbresh.info.
Me punimet që do të fillojnë këtë qershor, stadiumi do të njihet edhe si ‘Spotify Camp Nou’ nga sezoni i ardhshëm pas një marrëveshjeje sponsorizimi prej 250 milionë funtesh./arbresh.info/

Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...