Ushtria amerikane ka bërë të ditur se një avion pa ekuipazh i Iranit është afruar 30 metra nga një aeroplani luftarak amerikan, ndërkohë që ai përpiqej të ulej në një aeroplanmbajtës në Gjirin Persik.
Zëdhënësi i Komandës Qendrore të Forcave të Marinës së Shteteve të Bashkuara, Bill Urban, tha se incidenti ka ndodhur në hapësirën ajrore ndërkombëtare.
Mësohet se bombarduesi amerikan po përgatitej të ulej në aeroplanmbajtësin, USS Nimitz.
Sipas tij, kjo ishte ndërhyrja e 13-të “e pasigurt dhe joprofesionale” ndërmjet forcave detare amerikane dhe iraniane gjatë këtij viti.
Urban theksoi se bombarduesi amerikan ka fluturuar mbrapsh ” për t’u larguar nga droni iranian.
Në muajin korrik, një luftanije patrulluese amerikane është lëshuan të shtëna paralajmëruese kundër një anijeje të gardës Revolucionare të Iranit në Gjirin Persik./Arbresh.info/
Përfundojnë bisedimet e fazës së parë ShBA-Iran
Vjosa Osmani merr pjesë në varrimin e babait të Albulena Hax...
Trump: Po fillojmë procesin e pastrimit të Ngushticës së Hor...
Gazetari shqiptar që vepron në Amerikë: Kjo ishte historia m...
Kurti me deputetë e ministra të VV-së të pranishëm në varrim...
Ka filluar takimi i shumëpritur mes SHBA-së dhe Iranit