Austri: 6 alpinistë bien nga 200 metra lartësi, shpëton vetëm njëri

09:15 | 28 Gusht 2017

Pesë alpinistë gjermanë u vranë dhe një tjetër u plagos rëndë pas një aksidenti tragjik në Alpet Austriake, shkruajnë mediet atje, përcjell arbresh.

Disa helikopterë shpëtimi u dërguan në vendngjarje, 2,900 metra mbi nivelin e detit në Alpet Zillertal.

Alpinistët u rrokullisën të gjithë bashku nëpër shpatin e malit kur njëri prej tyre u rrëzua, duke tërhequr pjesën tjetër të grupit me të.

Ata ranë nga gati 200 metra lartësi.

Vetëm njëri prej tyre mbijetoi dhe u dërgua në spitalin e Salzburg, rreth 80 kilometra larg.

Zyrtarët thonë se alpinistët ishin nën kalimin e Mannlkarschartes, një zonë e pasur me  shkëmbinj të thepisur.

Tre nga alpinistët që vdiqën ishin mbi 60 vjeç.

Lajmet më të lexuara