Australia është goditur nga motit i keq. Autoritetet australiane njoftuan se 152 persona u shpëtuan nga zonat e përmbytura në shtetin e Uellsit të Ri Jugor .
Shumë banorë u detyruan të shpërngulen për të shkak të rrezikut nga moti i keq dhe përmbytjeve të shumta që kanë përfshirë Sydney.
Autoritetet dhanë pesëmbëdhjetë urdhra evakuimi për pjesë të ndryshme të shtetit, ndërsa shërbimet e urgjencës në Uellsin e Ri Jugor morën 4,128 thirrje për ndihmë gjatë 24 orëve.
Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Means, paralajmëroi se rreziku i përmbytjeve në Sidnein perëndimor është ende i lartë. Shirat e rrëmbyeshëm goditën Australinë juglindore të premten, dhe autoritetet u bëjnë thirrje banorëve që të shmangin udhëtimet./abcnews.al/
Arrestohen dy të rinj në Vlorë, u kapën me kokainë
Haradinaj: Kushtetuta, gardiane e shtetit
Abdixhiku: Kushtetuta, themel i shtetësisë për të ardhmen e ...
Trump kërcënon me tarifa prej 50% për vendet që furnizojnë I...
Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet...
Arbeloa: Dua lojtarë që çdo ditë të sillen si lojtarë të Rea...