Policia australiane ka thënë se ka gjetur një trup të pa jetë të një gruaje dhe besojnë të jetë i një gjermaneje që ishte zhdukur në veri të vendit.
Një ditë më parë ishte gjetur një trup tjetër i një burri më të moshuar që mendohet të jetë bashkëshorti i saj, transmeton arbresh.info.
“Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura dhe ende është duke u punuar në rastin” , ka thënë një zëdhënës i policisë për territorin verior.
Kërkime tokësore si dhe ajrore kishin filluar të dielën pas raportimit se ishte gjetur një veturë e braktisur që mendohet të jetë e çiftit gjerman. Vetura u gjet në parkun natyror Terphina Gorge, ku temperaturat gjatë vikendit të kaluar arritën deri në 40 shkallë të Celsiusit./Arbresh.info
Gjendet personi i zhdukur në Reçan të Prizrenit
Rusia godet kompleksin ku banon ambasadori shqiptar në Kiev/...
Kuvendi Zgjedhor: Ardian Gjini sot merr drejtimin e AAK-së
Alarmohet shërbimi sekret amerikan: Të shtëna pranë Shtëpisë...
Mes tensioneve në rritje, mbyllet hapësira ajrore në pjesën ...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju