Policia e Koparit, në bashkëpunim me agjencinë gjyqësore evropiane Eurojust, arrestoi kreun e një grupi kriminal nga Italia, i cili fshihej në Slloveni.
Ai u dënua për krime të shumta, duke përfshirë kontrabandën e drogës, zhvatjen dhe rrëmbimin, dhe ishte në arrati pasi u dënua me 21 vjet burg.
“Aksioni i shpejtë dhe i koordinuar i autoriteteve italiane dhe sllovene, me mbështetjen e Eurojust, çoi në arrestimin e një krimineli të rrezikshëm që fshihej në Koper”, njofton agjencia evropiane.
Siç thuhet, kreu i organizatës kriminale, me origjinë nga Kalabria, është arratisur para se të jepej dënimi në shkurt të këtij viti.
Grupi që ai drejtonte merrej me tregtimin e kokainës në të gjithë Italinë dhe u dënua ndër të tjera për grabitje, përvetësim dhe armëmbajtje pa leje.
Në një procedurë të veçantë, ai u dënua për krime që lidhen me mafian.
Pas arratisjes së tij, ndaj tij u lëshua një urdhër arresti kombëtar dhe evropian, dhe ndjekja zgjati disa muaj derisa më në fund u gjet në Slloveni./abcnews/
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit