Zyra e prokurorit të në Paris tha se pesë perosna janë arrestuar dhe një sasi armësh janë konfiskuar në operacionet anti terror gjithandej Franvcës, pesë ditë përpara balotazhit të zgjedhjeve presidenciale.
Të dyshuarit janë të moshave ndërmjet 18 dhe 24 vjeç.
Zyra e prokurorit tha se ata u kapën në operacionet e të martës në tri qytete; në afërsi të qytetit të Normandisë në Rouen, në Villeneuve d’Ascq afër Lille në Francën Verirore dhe në Roanne në Francën qendrore, ka njoftuar agjencia AP
Prokurori i Parisit mbikëqyrë hetimet anti terror.
Nuk është e qartë nëse arrestimet kanë një lidhje me fushatën presidenciale. Balotazhi është të dielën
Në një sulm, për të cilin mori përgjegjësinë grupi militant SHteti Islamik, dy javë më parë u vra një polic në Paris. Franca është në gjendje të jashtëzakonshme pas një vale të sulmeve vdekjeprurëse nga ekstremistët islamikë.
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...