Armenia: Situata me Azerbajxhanin nuk ka ndryshuar

09:20 | 16 Shtator 2022

Ministria armene e Mbrojtjes, ka thënë më 16 shtator se armëpushimi me Azerbajxhanin, duket se po zbatohet dhe se “situata nuk ka ndryshuar” në kufi.

Kjo deklaratë vjen pas shpërthimit të ri të luftimeve mes këtyre dy vendeve fqinje, të cilat janë përleshur me dekada për rajonin e Nagorno-Karabakut.

“Deri në orën 07:00 të 16 shtatorit, nuk ka asnjë ndryshim të situatës në kufirin mes Armenisë dhe Azerbajxhanit”, ka thënë sekretari i ministrisë, Aram Torosian.

Përleshjet mes këtyre dy vendeve kanë shpërthyer më 13 shtator dhe kanë përfunduar “falë përfshirjes së faktorit ndërkombëtar” më 15 shtator, ka thënë Këshilli i Sigurisë së Armenisë, pas dështimeve të Rusisë për të ndërmjetësuar një armëpushim.

Azerbajxhani nuk e ka konfirmuar armëpushimin, i cili fillimisht është bërë i ditur nga autoritetet armene./rel/

Shpërndaje në rrjete sociale