Prokurori publik i Arabisë Saudite besohet se ka kërkuar dënim me vdekje për pesë aktivistë, duke përfshirë edhe mbrojtësen e të drejtave të grave, Israa al-Ghomgham.
Human Rights Ëatch tha se ata kohët e fundit dolën në gjyq në një gjykatë të terrorizmit mbi akuzat duke përfshirë “pjesëmarrjen në protesta” në rajonin Qatif, transmeton portali arbresh.info
Ghomgham besohet të jetë gruaja e parë saudite që mund të përballet me dënimin me vdekje për shkak të punës së saj.
Organizata për të Drejtat e Njeriut ka vendosur “një precedent të rrezikshëm për aktivistet tjeta që janë pas hekurave” në mbretërinë e Gjirit.
Që nga mesi i muajit maj të paktën 13 mbrojtëse të të drejtave të njeriut dhe aktiviste të të drejtave të grave janë arrestuar./arbresh.info/
Familja e ish-presidentit Thaçi i shpreh ngushëllime familje...
Lladrovci për Qosjen: Akademia do të jetë më e varfër për nj...
Detarët malazezë “në gjendje të mirë”, pasi Irani sekuestron...
Turqia miraton ligjin që ndalon përdorimin e rrjeteve social...
Forcohet koordinimi doganor mes Kosovës dhe Shqipërisë
Intervistohet dhe lirohet nga Policia profesori që eksperime...